Politike

Bashkia “mbyll” në stadium festën e Kukësit: Nuk do organizoni asgjë në shesh

20 Qershor 2019, 14:48 Nga DOSJA
Bashkia “mbyll” në stadium festën e Kukësit: Nuk do

KUKËS- Përplasjës politike mes Partisë Demokratike dhe Socialiste në qytetin e Kukësit i është sërish benzinë. Bashkia e Kukësit ka refuzuar kërkesën për festime të skuadrës së këtij qyteti, që President ka Safet Gjicin që është dhe kandidat për Partinë Socialiste.

Në një shkresë zyrtare drejtuar klubit të Kukësit, bashkia shkruan se nuk do të lejojë festimet në rrugë të qytetit, por ato mund të zhvillohen vetëm në stadiumin, Zeqir Ymeri.

Në përgjigje të shkresës tuaj nr. 79 prot, datë 15.062019, në lidhje me lejimin e zhvillimit të manifestimit festiv ju bëjmë me dije si më poshtë. Bashkia Kukës do të lejojë zhvillimin e këtij menifestimi në Stadium ‘Zeqir Ymeri’ dhe jo në sheshin ‘Skënderbej’ apo shëtitoren e qytetit kërkuar nga ana juaj”, është kjo përgjigja zyrtare për klubin e Kukësit.

Me këtë përgjigje bashkia ka refuzuar dhe Safet Gjicin që është president i klubit dhe kandidat për të marrë postin e kreut të bashkisë, por dhe mbyll festën brenda stadiumit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia kukes festa e klubit klubi i kukësit refuzimi i lejes safet gjici bashkia kukes festa e klubit klubi i kukësit refuzimi i lejes safet gjici

Sondazh

Poll