Aktualitet

Sherri në Elbasan! 41-vjeçari tek Trauma se përplasi kokën, Policia arreston të riun

5 Dhjetor 2021, 20:41 Nga DOSJA
Sherri në Elbasan! 41-vjeçari tek Trauma se përplasi

ELBASAN– Një 24-vjeçar, i identifikuar si Bernardo Kasriu, ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet se ka plagosur një 41-vjeçar në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, ku pas një konflikti fizik të çastit, Ardian Qosja. Ky i fundit, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

NJOFTIMI I PLOTË:

 

 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Elbasan

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i konfliktit fizik, me pasojë plagosjen e rëndë, të ndodhur në një lokal në Elbasan. Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, ku pas një konflikti fizik të çastit, mbeti i dëmtuar shtetasi A.Q., 41 vjeç, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë, kontrolleve intensive, krehjes së zonës dhe marrjes së informacioneve në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.K., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Ky shtetas për motive të dobëta, gjatë një konflikti fizik të çastit, rrëzoi në shkallë shtetasin A.Q., duke i shkaktuar plagë të rënda, i cili ndodhet në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHIKO EDHE KËTË:

Sherr në Elbasan! 41-vjeçari rrëzohet tek shkallët e lokalit, përplas kokën

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardian qosja bernardo kasriu elbasan sherr ne elbasan ardian qosja bernardo kasriu elbasan sherr ne elbasan

Sondazh

Poll