Aktualitet

Vetëm pak ditë më parë u arrestuan, lirohen nga burgu dy inspektorët

5 Dhjetor 2021, 18:50 Nga DOSJA
Vetëm pak ditë më parë u arrestuan, lirohen nga burgu dy

ELBASAN- Dy inspektorët Alian Zabeli dhe Donald Ziu, u arrestuan pak ditë më parë në Elbasan nën akuzën se kishin lejuar ndërtimet pa leje. Vetëm pak ditë nga arrestimi i tyre, dy inspektorët janë liruar nga burgu.

Lirimi i tyre mban “firmën” e prokurorit të Elbasanit që ka dërguar në gjykatë kërkesën për lirimin e tyre nga paraburgimi. Gjykata pas marrjes së kërkesës ka çmuar si të paligjshëm arrestimin e dy inspektorëve të Inspektoratit Vendor.

Alian Zabeli dhe Donald Ziu u arrestuan për ndërtimin e një hoteli gjigant në zonën e llixhave, pronari i të cilëve u vu në kërkim policor pak ditë më parë nga policia.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alian zabeli donald ziu lirohen dy inspektoret operacioni llixha alian zabeli donald ziu lirohen dy inspektoret operacioni llixha

Sondazh

Poll