Sport

Tragjedi! Trajneri vdes nga ataku në zemër, festonte fitoren e minutës së fundit…

5 Dhjetor 2021, 11:40 Nga DOSJA

EGJIPT – Trajneri Adham El-Selhadar, i skuadrës El Magd, teksa shikonte sesi ekipi i tij shënoi dhe fitonte 1-0 në minutën e 92-të kundër El Zarqa, në një ndeshje të ligës së dytë egjiptiane, pësoi një atak në zemër gjatë festimeve.

El-Selhadar u dërgua me urgjencë në spital, por trajneri 53-vjeçar nuk arriti ta përballonte goditjen dhe humbi jetën. Pas njoftimit të vdekjes së tij, klubet kryesore të Egjiptit, Al Ahly dhe Ismaily, të cilat El Selhadar dikur i ka drejtuar, i kanë dërguar homazhe të familjes së trajnerit.

El Magd ka shpallur një periudhë zie gjashtëditore dhe ka pezulluar ndeshjen e radhës.

Përveçse ishte një trajner i famshëm, El-Sehadar gjithashtu kishte edhe një karrierë të frytshme si lojtar. Ai kishte fituar Premier League egjiptiane me Ismaily në vitet 1990 dhe gjithashtu edhe kupën e Egjiptit.

Më vonë ai do të ndërtonte një reputacion si një trajner i respektuar në vend. El Magd u ngjit në vendin e shtatë në divizionin e dytë me fitoren e të enjtes dhe tani ka 14 pikë pas nëntë ndeshjesh.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport egjiptiani mohamed salah komuniteti egjiptian trajneri 53-vjeçar trajneri adham el-selhadar egjiptiani mohamed salah komuniteti egjiptian trajneri 53-vjeçar trajneri adham el-selhadar

Sondazh

Poll