Sport

Real Madrid: Karim Benzema i dëmtuar, humbet Interin në Champions League…

5 Dhjetor 2021, 16:32 Nga DOSJA

SPANJE – I dëmtuar në minutën e 16-të të ndeshjes kundër Real Sociedad (2-0) të shtunën në mbrëmje, Karim Benzema ka bërë disa teste mjekësore në mëngjesin e kësaj të diele në Valdebebas, qendra stërvitore e Real Madridit. Aty u konfirmuan një dëmtim të vogël në kofshën e tij të majtë, por inflamacioni në zonën e prekur, e bëri të vështirë për të parë një pamje të qartë të dëmtimit. Koha shumë e shkurtër midis dëmtimit dhe MRI nuk lejon të bëhet një diagnozë e saktë mjekësore.

Prandaj francezi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të reja mëngjesin e së hënës, ende në Valdebebas, për të vlerësuar me më shumë saktësi dhe siguri natyrën e dëmtimit të tij dhe mbi të gjitha kohëzgjatjen e mungesës së tij. Nga ana tjetër, ai tashmë nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kryeqytetase ndaj Interit të martën në Champions League, ku Real Madrid do të luajë për vendin e parë në grup.

Brenda klubit ‘merengues’ janë të sigurtë për praninë e tij të mundshme për derbin e Madridit kundër Atlético de Madrid, të dielën në mbrëmje. Testet e reja që Benzema do të kryejë mëngjesin e të hënës do të qartësojnë gjithçka. Në çdo rast, Reali kryqëzon gishtat për të rikuperuar sa më shpejt kapitenin dhe golashënuesin e tij më të mirë. “Shpresojmë që të mos jetë serioze sepse të gjithë e dinë se çfarë përfaqëson Benzema për ne”,- është shprehur të shtunën në mbrëmje, Emilio Butragueño, drejtori i marrëdhënieve institucionale në klubin madrilen.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport do të bëjë përsëri një mri të hënën i mbështetësit të zjarrtë të real madridit karim benzema mesfushori i real madridit në kofshën e tij të majtë një dëmtim të vogël qendra stërvitore e real madridit do të bëjë përsëri një mri të hënën i mbështetësit të zjarrtë të real madridit karim benzema mesfushori i real madridit në kofshën e tij të majtë një dëmtim të vogël qendra stërvitore e real madridit

Sondazh

Poll