Aktualitet

I riu afgan në Shëngjin: Më pëlqen Shqipëria por mezi pres të iki në SHBA

5 Dhjetor 2021, 13:50 Nga DOSJA
I riu afgan në Shëngjin: Më pëlqen Shqipëria por mezi

SHËNGJIN- Një nga të rinjtë afgan që kanë ardhur në vendin tonë ka deklaruar se i pëlqen shumë vendi ynë. Në një intervistë për Fax Neës, 19-vjeçari afgan, i cili është strehuar në Shëngjin, është shprehur se kohën e tij të lirë e kalon në palestër si dhe duke luajtur futboll. Ndërkohë që më tej ka shtuar se mezi pret që të zhvendoset në SHBA.

“Unë jam 19-vjeç. Në kohen e lirë që kemi edhe pse nuk kemi shume unë shkoj në palester dhe luaj futboll. Në Shqipëri unë nuk shkoj në shkolle por në Afganistan unë jam diplomuar ne gjimnaz. Bashkëudhetaret e mi janë punësuar ndoshta 15-20% e tyre. Unë e pelqej shumë Shqiperine dhe shqiptaret. Ne po presim vizen për në Amerike, pasi jemi vetem nje fluturim larg. Saktësisht nuk e di se kur do shkoj por në kanë thenë që ndoshta për 6 muaj ose 1 vit do zhvendosemi atje”– u shpreh një nga të rinjtë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet afganet ne shqiperi afganet ne shqiperi

Sondazh

Poll