Aktualitet

Shkodër, 2 të arrestuar për dhunë dhe tentativë kalimi të kufirit me ID false

5 Dhjetor 2021, 10:48 Nga DOSJA
Shkodër, 2 të arrestuar për dhunë dhe tentativë kalimi

SHKODËR – Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave, njëri i akuzuar për dhunë në familje dhe tjetri ka tentuar që të kalojë kufirin në Muriqan me dokumente false, duke tentuar të udhëtojë drejt Italisë.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin e identifikuar me inicialet F.P, ndaj të cilit ishte dhënë nga Gjykata masa e arrestit më burg për veprën penale të ‘Dhunës në familje’, vepër për të cilën ishte shpallur në kërkim. Ndërkohë, i arrestuari i dytë është një 39-vjeçar nga Kosova, i cili është kapur nga Policia Kufitare e Muriqanit, duke tentuar të kalojë kufirin për të udhëtuar drejt Italisë me një ID false.

Të dy personat janë arrestuar tashmë nga uniformat blu të qytetit verior dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet përkatëse.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime dhune ne familje kalim i paligjshem i kufirit shkoder arrestime dhune ne familje kalim i paligjshem i kufirit shkoder

Sondazh

Poll