Aktualitet

Policia i mësyn në shtëpi dhe i gjen heroinë, arrestohet poseduesi dhe nipi i tij

5 Dhjetor 2021, 09:54 Nga DOSJA
Policia i mësyn në shtëpi dhe i gjen heroinë, arrestohet

GJILAN – Policia e Kosovës ka bërë të mundur konfiskimin e 22 qeseve me peshë rreth 1 kilogram e 744.4 gram substance narkotike e llojit herionë. Sasia në fjalë është gjetur në shtëpinë e një shtetasi nga Gjilani, të cilit gjatë kontrollit të kryer nga uniformat blu, i janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy peshore digjitale me të cilat kryente peshimin e lëndës narkotike dhe një automjet.

Njoftim i Policisë:

“Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është shoqëruar në polici i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij dhe e nipit të tij, të dyshuarit mashkull kosovar ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: dy peshore digjitale, 22 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë në peshë 1 kg e 744.4 gram, dhe një veturë. Dy të dyshuarit janë arrestuar”, bën të ditur Policia.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime droge policia e kosoves arrestime droge policia e kosoves

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2021, 07:55

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

KRUJË– Një 67-vjeçar me inicialet E.M., ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se nj...