Aktualitet

E fshehu drogën në motorrin e makinës me targa kosovare, arrestohet i riu shqiptar

5 Dhjetor 2021, 09:46 Nga DOSJA
E fshehu drogën në motorrin e makinës me targa kosovare,

VERMICË – Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë e Kosovës, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij në pikën e kalimit kufitar të Vermicës, është konstatuar një sasi rreth 1 kg substancë e dyshuar si marihuanë, e cila u gjet e mbështjellur me qese najloni.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Në motorin e një automjeti në pikëkalimin kufitar në Vermicë është gjetur rreth 1 kg substancë e dyshuar si marihuan e cila ishte e mbështjellur në një qese najloni. Droga ka hyrë nga Shqipëria për në Kosovë ka hyrë një automjet me targa kosovare të cilin e drejtonte një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet Y.S. Pas dyshimeve të bazuara të Policisë automjeti është selektuar për kontroll në vijën e dytë. Gjatë kontrollit më të detajuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në pjesën e motorit të automjetit është zbuluar droga. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren dhe me vendim të Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti për hetime të mëtutjeshme adresohet tek Njësia rajonale e hetimeve të antidrogës në Prizren.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim dogana e vermices policia e kosoves arrestim dogana e vermices policia e kosoves

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2021, 07:55

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

KRUJË– Një 67-vjeçar me inicialet E.M., ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se nj...