Aktualitet

Me kanabis dhe kokainë me vete, arrestohen dy të rinj në Gjirokastër

5 Dhjetor 2021, 09:39 Nga DOSJA
Me kanabis dhe kokainë me vete, arrestohen dy të rinj në

GJIROKASTËR – Policia e Gjirokastrës ka identifikuar dhe më pas vënë në pranga një 22-vjeçar me inicialet A.B., banues në Tiranë, pasi u kap me 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sattiva.

Po ashtu edhe një 30-vjeçar i identifikuar si H. Ç., banues në Gjirokastër, u vu në pranga pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u arrestua në flagrancë shtetasi i huaj M. M., 30 vjeç, banues në Marok. Ai u arrestua pasi në fshatin Vasjar, Memaliaj ka vjedhur automjetin tip “Mitsubishi” në  të shtetasit E. Ll. Gjithashtu rezultoi se shtetasi maroken po drejtonte automjetin e vjedhur në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime policia policia gjirokaster arrestime policia policia gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2021, 07:55

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

KRUJË– Një 67-vjeçar me inicialet E.M., ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se nj...