Aktualitet

Basha akuza të forta Ramës: Shpërdoron taksat për fluturime me avion privat

4 Dhjetor 2021, 14:18 Nga DOSJA
Basha akuza të forta Ramës: Shpërdoron taksat për fluturime

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama që përdor taksat e shqiptarëve për të fluturuar me avion privat.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët.

“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International. Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët,”- shkruan Basha ndër të tjera. 

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll