Aktualitet

“Grua e fortë si Tringa e Fishtës”, Roza Anagnosti flet e përplotur për Edi Luarasin

4 Dhjetor 2021, 15:50 Nga DOSJA
“Grua e fortë si Tringa e Fishtës”, Roza Anagnosti flet e

TIRANË –  Për vdekjen e aktores, Edi Luarasi, ka reaguar edhe aktorja e njohur Roza Anagnosti e cila ka rrëfyer e prekur se Edi Luarasi ishte një artiste unike dhe që përballoi furtuna dhe e krahason madje me personazhin Tringa të Gjergj Fishtës.

Ajo ka thënë se Edi Luarasi ishte një grua që përballoi shumë furtuna në jetë dhe që nderonte figurën e gruas shqiptare. Ajo ka treguar se të gjithë e donin dhe se personazhi “Tringa” nga Gjergj Fishta e përshkruan shumë mirë karakterin e këngëtares  për shkak edhe të vështirësive që ka kaluar.

“Artistja unike, yll, një gru e fortë, fisnike që përballoi furtuna në jetë është një grua që e nderon figurën e gruas shqiptare. Në këto momente nuk gjeja fjalë, kam bashkëpunuar me të në jetë, të gjithë e kanë dashur me shpirt, me sinqeritet dhe të them të drejtën e krahasova me Tringën e Gjergj Fishtës për gjithë ato vlera dhe rrugë të dhimbshme që kaloi”, thotë Anagnosti.

Edi Luarasi u shua ditën e djeshme në moshën 81-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Ajo ishte bashkëshortja e regjisorit Mihallaq Luarasi, i ndarë nga jeta pak vite më parë. Që të dy ishin çifti ikonë i Teatrit ndër vite. Por jeta e tyre pati të papriturën e madhe të një kthese të dhimbshme, pasi ndërsa Mihallaqi u burgos ca vite, ajo u përjashtua nga jeta aristike.

Gjithçka ndodhi pas pjesës teatrale “Njollat e murme”, me regji të Mihallaqit, ku luante Edi Luarasi. “Njollat e Murme” dhe vënia e saj në skenë në 1969 mundi të rrokte me pjekuri dhe largpamësi problemin me delikat të kohës, lindjen e parazitëve të rinj, të cilët hanin në kurriz të të aftëve.

Ndalimi dhe censurimi i pjesës teatrale “Njollat e murme”, si dhe të vonë me fatin e keq të Festivalit të 11-të të Këngës në Televizion, solli trauma e familjes Luarasi. I shoqi i Edit, regjisori i talentuar Mihallaq Luarasi, futet në burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë. Ndërkohë Edi, e dëbuar nga teatri, detyrohet të futet në rrobaqepësi, për të përballuar vështirësitë financiare. 51 vjeçe, pas ardhjes së demokracisë, Edi Luarasi kthehet në skenë dhe arriti të fitojë e meritojë duartrokitjet e publikut në dramën “Vizita e Damës plakë”, duke u rikthyer kështu triumfalisht ne skenë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edi luarasi homazhe per edi luarasin roza anagnosti vdes edi luarasi edi luarasi homazhe per edi luarasin roza anagnosti vdes edi luarasi

Sondazh

Poll