Aktualitet

Operacioni ‘Couple’/ Po transportonin emigrantë, arrestohen dy persona në Tiranë

4 Dhjetor 2021, 13:06 Nga DOSJA
Operacioni ‘Couple’/ Po transportonin emigrantë, arrestohen dy

TIRANË– Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Operacioni ‘Couple’ vuri në pranga një 41-vjeçar dhe një 35-vjeçare pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjete të marra me qira, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Korça drejt Tiranës, e më pas në drejtim të Kosovës dhe me destinacion final vendet e BE-së. Ata u ndaluan në dalje të tunelit të “Krrabës”, duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 4 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit monetar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “COUPLE”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.Operacioni nga strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Procedohen penalisht edhe 4 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjete të marra me qira, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Korça drejt Tiranës, e më pas në drejtim të Kosovës dhe me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “COUPLE”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. U., 41 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe i shtetases D. L. (Xh)., 35 vjeçe e dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familjeKëta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në dalje të tunelit të “Krrabës”, duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 4 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit monetar.Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 4 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet emigrante te paligjshem tirane emigrante te paligjshem tirane

Sondazh

Poll