Aktualitet

Në burg për vrasjen e Pashko Ujkës! Të akuzuarit: Ishim në Kosovë për shopping

4 Dhjetor 2021, 15:15 Nga DOSJA
Në burg për vrasjen e Pashko Ujkës! Të akuzuarit: Ishim

SHKODËR– Kristjan Kelmendi, i akuzuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka është shprehur se nuk ka lidhje fare me ekzekutimin e politikanit. Përpara trupit gjykues ai është shprehur se ai e ka pasur edhe në shkollë djalin e Ujkës. Kelmendi ka shtuar se ditën e vrasjes ai ka qenë në Kosovë për blerje. 

“Babai im ka patur nje bisede me Pashkon sepse jam shoke me te. Edhe une djalin e Pashkos e kam shok sepse kemi qene ne shkolle bashke. Po ashtu babai im dhe Pashko kane qene shoke. Pashko i ka thene babait qe ti jape parate e shtepise qe na e kane shitur 11 vite me pare. Behej fjale per nje shume prej 20 mije qe ne ate kohe Pashko ka thene qe nuk i dua. Babai i ka thene se eshte bisede e mbyllur ajo dhe une di qe nuk kemi patur ndonje problem per ate bisede dhe familja ime ka vijuar qe te qendroje ne ate shtepi. Une para pak kohesh desha te iki nga Italia ne Angli per nje jete me te mire por me kapen dhe me kthyen ne Shqiperi ne tentative per te ikur drejt Anglise. Kur erdha u takova rastesisht me Marjanin i cili me tha se do shkonte ne Kosove per te blere rroba. Une i thash po vij me te sepse kisha babain ne Kosove dhe doja ta takoja. Kemi ikur me 28 nentor ne Kosove dhe me 29 nentor po ashtu kemi qene atje. Pra naten kur eshte bere vrasje me 29 nentor une dhe Marjani kemi qene ne Kosove. Ne ate orar kemi qene ne market duke blere rroba dhe me pas jemi futur ne nje poligon qitjeje atje per  qejf. Duke u kthyer drejt Shqiperise na kane arrestuar”- tha ai.

Marjan Kola ka konfirmuar fjalët e Kelmendit.

“Nuk kam asnje lidhje me vrasjen. Babain e Kristjanit e kam shok. U takuam rastesisht dhe ikem bashke drejt Kosoves meqe unde doja te blija rroba dhe Kristjani donte te takonte babain. Naten e 29 nentorit kur eshte bere vrasja une kam qene ne Kosove bashke me Kristjanin dhe nuk kam patur asnje dijeni as per vrasjen as per asgje tjeter. Me 30 kemi nentor qene duke u kthyer drejt Shqiperise dhe vetem kur na arrestuan”- tha ai.

LAJM KRYESOR:Burg për dy të arrestuarit për vrasjen e Pashko Ujkës, familjarët: Ishin në Kosovë

(F.M/DOSJA.AL)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kristian kelmendi marjan kola pashko ujka vdes pashko ujka kristian kelmendi marjan kola pashko ujka vdes pashko ujka

Sondazh

Poll