Aktualitet

Burg për dy të arrestuarit për vrasjen e Pashko Ujkës, familjarët: Ishin në Kosovë

4 Dhjetor 2021, 14:05 Nga DOSJA
Burg për dy të arrestuarit për vrasjen e Pashko Ujkës,

SHKODËR– Kristian Kelmendi, 20 vjeç dhe Marjan Kola 53 vjeç janë lënë në burg dy ditë pasi janë vënë në pranga pasi akuzohen për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka. Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e sigurisë për Kelmendin që akuzohet të jetë personi që e ekzekutuar Ujkën dhe Kolën, mbi të cilin rëndon akuza e përfshirë apo të të pasurit dijeni mbi vrasjen e ish-deputetit. Të dy janë lënë në burg për 30 ditë.

Përpara gjykatës kanë qenë të pranishëm edhe familjarët e dy të arrestuarve për vrasjen e Ujkës. Konkretisht babai i Marjan Kolës është shprehur se djali i tij ka qenë në Kosovë me datë 28 dhe 29 nëntor në një polygon. Madje ai kërkoi që të hapeshin dhe kamerat e poligonit për ta vërtetuar këtë gjë.

Ditën e djeshme u bë publike nga gazetari Artan Hoxha video ku shfaqet Kristian Klemendit dhe Marjan Kola, dy të dyshuarit për vrasjen e Pashko Ujkës në Kosovë. Të rinjtë shiheshin në Prishtinë në një qendër tregtare, një ditë para se të ndodhte antentati ndaj ish-kryebashkiakut të Velipojës.

Ish-deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Velipojës Pashko Ujka u vra mbrëmjen e 29 nentorit në Shkodër. Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Ai mori plagë në shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën në spital.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Në burg për vrasjen e Pashko Ujkës! Të akuzuarit: Ishim në Kosovë për shopping

Marjani akuzohet për vrasjen e Ujkës, i vëllai: Ishte në poligon qitjeje, ja provat

I riu u arrestua për vrasjen e Ujkës! Babai:Djali ishte në Kosovë,e tregojnë kamerat

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll