Aktualitet

“S’i kam rënë në qafë bashkisë për kasollen”, protesta e “5 majit”: Jemi të ligjshëm

4 Dhjetor 2021, 11:38 Nga DOSJA
“S’i kam rënë në qafë bashkisë për

TIRANË – Banorët e “5 majit” vazhdojnë sërish protestën e tyre kundër shembjes së banesave të tyre, e cila do t’i hapë rrugë rindërtimit të zonës nga bashkia. Sot ata hodhën poshtë dhe propozimin për të marrë dëmshpërblim duke kërkuar trajtim të duhur nga organet kompetente. Disa prej tyre kërkojnë që të marrin banesa të reja në rast se u premtohet.

Njëri prej banorëve tregoi se është në të drejtën e tij për të mbrojtur shtëpinë. Ai kërkoi që banorët të trajtohen në mënyrën e duhur.

“Ne e dimë që nuk jemi gabim, se po të ishim gabim do të ishin prishur shtëpiat. Asnjë nuk jep sqarim si do ndodhë, çfarë do ndodhë. Nuk jemi kundra tyre, shyqyr shteti që i ka dhënë strehim, por ne nuk mund të trajtohemi në të njëjtën mënyrë si ata që do futen këtu. Ne jemi 30 vite këtu. Ne jemi të strehuar, nuk duam lëmoshë. Na trajtoni siç është për t’u trajtuar”, u shpreh njëri prej banorëve të “5 majit” për “Faxweb”.

Një tjetër qytetar pranoi si zgjidhje të vetme dorëzimin e një shtëpie të re duke shtuar ka një djalë invalid.

“Bashkia e ka shumë të thjeshtë. Të kishte ardhur të na takonte. Pse unë të dal me qera dhe të pres bashkinë?! E prish këtë, po të më thotë na hyrjen tate dhe të futem. Çunin e kam invalid. Ku ta çoj atë. Nesër do vdes unë. T’i nxjerr në rrugë të madhe. Në proces legalizmi. T’i marrim ato metra që kam unë dhe të futem brenda. Unë ta di, jo me mashtrime. Shko me qera tani, pas 3 vitesh. Kur të më nxjerri nga shtëpia të më japi çelësat dhe të më thotë na shko te hyrja jote”, deklaroi një tjetër qytetar që banon në “5 maj” për “Faxweb”.

Një tjetër protestues këmbënguli se nuk do më marrëveshje me bashkinë ose qeverinë për banesën e tij.

“Kryebashkiaku ka për detyrë të rregullojë rrugët që ka lënë në baltë dhe jo të prishë shtëpia. Firma të mos i bëj presion qytetarëve. Nuk kemi marrëveshje me asnjë ne. Firma të merret me bashkinë, me ne s’ka punë. T’i vendosi gishtin kokës se kur i bie në qafë tjetrit. Me kasolle apo jo, unë s’i kam rënë në qafë bashkisë për kasollen. Me legalizime apo jo mos na pyetni më. Tani nuk duam marrëveshje fare. Të na lërë rehat në shtëpijat tona. Refuzoj marrëveshjen. Nuk e dua fare. Unë nuk kam kërkuar gjë. Aty është e shkruar, nëse unë bie dakord. Unë s’bie dakord. Do dal ta mbroj shtëpinë time. Po të mos kisha shtëpi nuk më vinte letra për ta prish. Nuk më vinte letra për ta prish. Pra jam i ligjshëm. Baza e ligjit eshte e para dëgjesa publike. Ose me mënyrë të përbashket ose me përfaqësues”, u shpreh një banor tjetër për “Faxëwb”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes protesta e 5 majit unaza e madhe bashkia e tiranes protesta e 5 majit unaza e madhe

Sondazh

Poll