Aktualitet

Trafik të mjeteve motorrike, Gjykata e Gjirokastrës ndryshon masën për italianin

4 Dhjetor 2021, 12:53 Nga DOSJA
Trafik të mjeteve motorrike, Gjykata e Gjirokastrës ndryshon

GJIROKASTËR – Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka ndryshuar masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” italian Majkon Saki. Ai akuzohet për trafikim të mjeteve motorrike…

36-vjeçari tentoi të trafikonte një automjet “Citroen” para gati 3 muajsh, por policia konstatoi nga të dhënat e Interpolit se makina nuk ishte në pronësi të shtetasit italian.

Fillimisht, Gjykata e Gjirokastrës kishte caktuar masën “arrest shtëpie” për Majkon Sakin, ndërsa nga sot ai duhet të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

NJOFTIMI I POLICISë Në 14 SHTATOR:

Në datën 14.09.2021, pas marrjes së informacionit nga Zyra Kombëtare e Interpol Tirana për automjetin e trafikuar tip “Citroen”, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije e kanë konstatuar automjetin.

Për kryerjen e procedurave të mëtejshme janë njoftuar specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, të cilët bënë ndalimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi M. S., 36 vjeç, lindur në Itali(banues në Spanjë), pasi dyshohet se ky shtetas do ta shiste këtë automjet, ndërkohë që nuk është pronari i automjetit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e gjirokastres gjykata e gjirokastres

Sondazh

Poll