Aktualitet

Dhunë ndaj gruas, vjedhje karte banke, mashtrim! Shtatë të arrestuar në Tiranë

4 Dhjetor 2021, 12:31 Nga DOSJA
Dhunë ndaj gruas, vjedhje karte banke, mashtrim! Shtatë të

TIRANË– Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Një prej tyre është vënë në pranga pasi nuk iu është bindur urdhërit të policisë, një grua pasi ka mashtruar duke marrë kartën e bankës së një personi tjetër e më pas i ka marrë paratë.

Në pranga përfundoi dhe një 49-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 32 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës.
—-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 28 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit tëpunonjësve të Policisë dhe gjatë shoqërimit në Komisariat, ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

—-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit E. M., 25 vjeç, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë mjetin, shtetases D. Ll., 40 vjeçe.Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. N., 46 vjeçe, pasi i ka vjedhur kartën e bankës shtetasit D. H., 42 vjeç dhe me anë të saj ka tërhequr një shumë parash në bankomat.
—-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
—-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:- A. Z., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi;- A. A., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane tirane arrestime ne tirane tirane

Sondazh

Poll