Aktualitet

Moti i keq/Kukësi me reshje dhe dëbore!Fshatrat pa drita në Skrapar, nesër STUHI

4 Dhjetor 2021, 06:18 Nga DOSJA
Moti i keq/Kukësi me reshje dhe dëbore!Fshatrat pa drita në

TIRANË– Reshje shiu, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore në zonat malore. Dita e sotme paraqitet më e qetë në lidhje me reshjet e shiut por situata do të ndryshojë në orët në vijim. Në qytete të ndryshme të vendit situatat janë të ndryshme.

Kukës, Mbrojtja Civile e quan normale situatën në të cilën ndodhet i gjithë qarku. Prezencë shiu, dëbore, erëra të forta kanë shoqëruar të gjithë territorin e Kukësit. Bëhet e ditur se kontraktorët janë në punë gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Disa fshatra të Skraparit kanë dy ditë pa drita për shkak se reshjet e dëborës dhe erërat e forta kanë dëmtuar linjat e furnizimit me energji elektrike. Për rrjedhojë, fshatrat Leshnje, Gostenc, Kushovë dhe Faqekuq ndodhen pa drita.

Në lidhje me lëvizjen e automjeteve në rrugët e Skraparit bëhet me dije se Potom, Baçkë, Leshnje, Gradec, Çukë dhe Qafë-Dërvi mund të kalohen vetëm me zinxhir, kurse rruga Berat-Skrapar është plotësisht e kalueshme. Vështirësia më e madhe për të lëvizur me makinë është në rrugën Kapinovë-Tomorr, rruga drejt Teqesë së Abaz Aliut dhe rruga drejt fshatit Novaj.

Disa qytetet do të jenë të rrezikuara ditën e nesërme nga stuhia e madhe e shiut. Raportohet se reshjet e shiut do të fillojnë pasditen e nesërme në intervalin kohor 17:00-18:00 duke nisur nga Shkodra e Lezha dhe më pas drejt jugut në Durrës, Kavajë, Fierit dhe Vlorës. Reshje dhe rrufete do të zbresin dhe në zonën e bregdetit të Jonit, kryesisht në Himarë dhe Sarandë.

Sipas MeteoAlb: Shqipëria vijon nën dominimin e një sistemi të fuqishëm vranësirash gjatë gjithë 24 orëshit duke sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe dëborë në zonën malore, sasi më të konsiderushme të reshjeve do ketë zona veriore dhe qëndrore. Këto kushte atmsoferike mbeten deri mëngjesin e së hënës. Temperaturat e ajrit ulen sërisht ndjeshëm në mëngjes poi në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15 °C. Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë 5 ballë.

ZHVILLIME ORË PAS ORE:

Katër fshatra pa drita, dëbora shkakton probleme në Skrapar

Moti përkeqësohet nesër! Qytetet që RREZIKOHEN nga reshjet dhe rrufetë

Moti i keq në Kukës/Mbrojtja Civile: Situatë normale, ka shi, dëbore, era të forta

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi moti moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll