Aktualitet

Katër fshatra pa drita, dëbora shkakton probleme në Skrapar

4 Dhjetor 2021, 11:47 Nga DOSJA
Katër fshatra pa drita, dëbora shkakton probleme në Skrapar

SKRAPAR – Disa fshatra të Skraparit kanë dy ditë pa drita për shkak se reshjet e dëborës dhe erërat e forta kanë dëmtuar linjat e furnizimit me energji elektrike. Për rrjedhojë, fshatrat Leshnje, Gostenc, Kushovë dhe Faqekuq ndodhen pa drita.

Në lidhje me lëvizjen e automjeteve në rrugët e Skraparit bëhet me dije se Potom, Baçkë, Leshnje, Gradec, Çukë dhe Qafë-Dërvi mund të kalohen vetëm me zinxhir; kurse rruga Berat-Skrapar është plotësisht e kalueshme.

Vështirësia më e madhe për të lëvizur me makinë është në rrugën Kapinovë-Tomorr, rruga drejt Teqesë së Abaz Aliut dhe rruga drejt fshatit Novaj.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne skrapar moti i keq ne skrapar

Sondazh

Poll