Aktualitet

SKANDAL! Bashkia e Tiranës jep leje për shembjen e zyrave të njësisë 7

4 Dhjetor 2021, 11:17 Nga DOSJA
SKANDAL! Bashkia e Tiranës jep leje për shembjen e zyrave të

TIRANË-Godina në të cilën ndodheshin zyrat publike të njësisë numër 7 në Tiranë, janë shembur ditën e sotme. Dosja.al ka siguruar pamjet nga prishja e ndërtesës në zonën e ish uzinës Enver, në tokën e së cilës është planifikuar që të ndërtohet një kompleks pallatesh, leje kjo e dhënë nga Bashkia e Tiranës. Toka publike do ti kalojë kompanisë Arlis, e cila është e njohur për prishjen e parkut në vitin 2016, e tashmë për prishjen e zyrave publike.

Ky ndërtim u shoqërua me përplasje të forta në vitin 2017 nga banorët e kësaj zone. Ata kundërshtuan projektin që ishte planifikuar të bëhej në zonë, për t’ja dhënë privatit që ka ndërtuar pallat.

Dosja.al mëson se zyrat e njësisë 7 janë transferuar prej disa ditësh në godinën ‘Arlis’, te pallatet e reja. Tashmë përveç lulishtes, privati ka zaptuar dhe zyrat publike duke i shembur dhe në këmbim u ka dhënë një kat në një nga pallatet e kompleksit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arlis construction prishen zyrat e njesise 7 shembje ne tirane shembje te ish uzina tirane arlis construction prishen zyrat e njesise 7 shembje ne tirane shembje te ish uzina tirane

Sondazh

Poll