Aktualitet

Moti përkeqësohet nesër! Qytetet që RREZIKOHEN nga reshjet dhe rrufetë

4 Dhjetor 2021, 10:33 Nga DOSJA
Moti përkeqësohet nesër! Qytetet që RREZIKOHEN nga reshjet

TIRANË- Disa qytetet do të jenë të rrezikuara ditën e nesërme nga stuhia e madhe e shiut. Raportohet se reshjet e shiut do të fillojnë pasditen e nesërme në intervalin kohor 17:00-18:00 duke nisur nga Shkodra e Lezha dhe më pas drejt jugut në Durrës, Kavajë, Fierit dhe Vlorës. Reshje dhe rrufete do të zbresin dhe në zonën e bregdetit të Jonit, kryesisht në Himarë dhe Sarandë.

Moti do të jetë me re dhe reshje gjatë të hënës, për të patur një përmirësim gjatë të martës dhe të mërkurë.

Javën e fundit vendi jonë është përballur me një situatë të vështirë në veri dhe jug teksa reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë, ndërsa fshatrat e Korçës, Kukësi, Tropoja dhe qytete të tjera u mbuluan nga dëbora. Reshjet e dendura shkaktuan daljen nga shtrati të lumenjve Vjosë dhe Shkumbin, por situata më pas u normalizua.

(a.b/d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytje reshje shiu ne shqiperi moti i keq ne shqiperi permbytje reshje shiu ne shqiperi

Sondazh

Poll