Aktualitet

Marjani akuzohet për vrasjen e Ujkës, i vëllai: Ishte në poligon qitjeje, ja provat

4 Dhjetor 2021, 10:37 Nga DOSJA

SHKODËR– Vëllai i të arrestuarit Marjan Kola për vrasjen e ish-deputetit Pashk Ujka në Shkodër, ka sjellë sot para mediave prova se Marjani ka qënë në Kosovë, në një polygon qitjeje atj , ku janë regjistruar në detaje oraret e hyrjes dhe daljes së tij prej atje.

Petrit Kola deklaroi nga oborri i gjykatës së Shkodrës ku dolën sot familjarisht për të protestuar se kamerat janë sekuestruar nga Policia shqiptare dhe se ai ka bërë kallëzim në Policinë e Kosovës për këtë rast.

“Është poligoni me kamera, me orare me të tëra kur ka hyrë im vëlla në poligon qitje (në Kosovë). I kemi kamerat, i ka sekuestruar shteti shqiptar, duam drejtësi. Dje kam qenë në Kosovë dhe kam bërë kallëzim në Policinë e Kosovës për t’u bllokuar kamerat komplet.Vëllai im në datë 30 nëntor, në orën 11 e 30 të paradites është arrestuar(Provat) i ka në dispozicion Policia e Prokuroria, veçse nuk e kanë shqyrtuar çështjen. Jemi të zhgënjyer prej kësaj qeverie, se unë dua vetëm drejtësi. Nuk dua me më lanë gjë për hatër a për burrni, dua vetëm të ndjek drejtësi”, tha Petrit Kola.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet marjan kola pashk ujka petrit kola marjan kola pashk ujka petrit kola

Sondazh

Poll