Aktualitet

‘Ura’ prej druri në Laknas/ Banori: Po rrezikojmë jetën e fëmijëve, është e prishur

4 Dhjetor 2021, 07:35 Nga DOSJA
‘Ura’ prej druri në Laknas/ Banori: Po rrezikojmë

TIRANË– Ura e shkatërruar në Laknas e cila lidh dhe zonat e njohura si Valias dhe Bërxull është kthyer në një problem për banorët. Një prej tyre ka denoncuar në ‘JOQ’ urën e cila u rrezikon jetën atyre dhe të vegjëlve të tyre të cilët duhet të kalojnë nga ajo urë për të shkuar në shtëpi. Në denoncim, qytetari thotë se ura lidh tre zona, në të cilën kalojnë fëmijë dhe të moshuar. Ai kërkon ndihmë për ta rregulluar urën e cila prej vitesh nuk është rindërtuar nga asnjë kryetar Bashkie.

MESAZHI për JOQ

Qytetari nga Kamza shkruan: Psh joq ju lutum te na ndihmoni me uren e prishur sepse cdo dit duke shkuar ne shkoll po rrezikojm jeten duke kaluar keshtu edhe femijet e vegjel moshat e vjetra po sakrifojne. Kjo eshte ura qe Lidh valias – berxull – laknas

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kamez ura e demtuar ura ne laknas ure kamez ura e demtuar ura ne laknas ure

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2021, 06:11

Pse pasaportat e vaksinave po shkaktojnë kaos?

Problemi qëndron te njerëzit, jo teknologjia, shkruan The EconomistPara Luftës së Parë Botërore, shumë vende nuk kërkonin pasaporta. Por pasi nisën konfliktet, ...