Politike

VD-Basha hoqi Ritvan Boden nga lista/ Berisha: S’ishte ‘yes-man’,na duhej në opozitë

3 Dhjetor 2021, 17:34 Nga DOSJA
VD-Basha hoqi Ritvan Boden nga lista/ Berisha: S’ishte

TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha të gjithë personat që ishin kundër tij i hoqi pa u thënë asnjë fjale. Gjatë foltores së sotme në Bilisht, Berisha ka thënë se të gjithë personat që ka hequr Basha e kanë marrë vesh nga radiot përjashtimin e tyre, ndërkohë që tregoi edhe rastin e Ritvan Bodës, për të cilin tha se ishte gardian i çmuar në PD. Ai shtoi se Bode i duhet PD-së edhe pse është në opozitë, ku dhtoi se 8 vite të Bashës në PD janë 8 vite boshizëm.


“Basha i largoi nga partia me pusi. Ata nuk ishin “yes-man”, i hoqi nga lista pa u thënë një fjalëe. E morën vesh nga radiot. Nuk kishte respekt për kontributin e tyre. E hoqi Ritvan Boden, i them si e berë kërë. Ai ishte gardian i çmuar i parave publike. Edhe sikur në opozitë të ishte, na duhej ne ai. Kërkoi të kërkonte Bashizimin. Doktrinë pa kokrra që nuk u bë kurrë. E konsideroi një shkëputje nga nga PD-ja. Nuk ke si ta bësh, mund të fusësh njerëz të rinj, nuk shkëputesh dot nga rrënjët. 8 vite Bashizëm, janë 8 vite boshizëm. Shoh 3-4 vetë që sillen rrotull tij, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Foltorja në Bilisht! Berisha: Më 11 dhjetor rithemelojmë pluralizimin në vend

(I.A;k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes ritvan bode sali berisha sali berisha ne devoll aksioni i berishes ritvan bode sali berisha sali berisha ne devoll

Sondazh

Poll