Aktualitet

Pas 83 seancash! Dënohet Shullazi dhe grupi i tij, Apeli i GJKKO vendos 55 vite burg

3 Dhjetor 2021, 08:46 Nga DOSJA
Pas 83 seancash! Dënohet Shullazi dhe grupi i tij, Apeli i GJKKO vendos 55

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhnë vendimin për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij. Dosja.al mëson se gjyqtarët Astrit Kalaja, Miliana Muça dhe Daniela Shirka kanë vendosur të lënë në fuqi dënimet e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë duke caktuar 55 vite burg në total për të gjithë, por dënimin më të madh e ka marrë Shullazi. Ky i fundit është dënuar me 14 vite heqje lirie; 12 vite burg janë caktuar për Gilmando Danin; Endrit Qyqja dhe Endrit Zela do të qëndrojnë 10 vite pas hekurave të burgut. Ndërsa me 9 vite është dënuar Blerim Shullazi.

Gjatë seancës së sotme, e cila u zhvillua sot nën masa të rrepta sigurie për shkak të çështjes të ndjeshmërisë së çështjes, i pranishëm në sallë ishte vetë Shullazi së bashku me Gilmando Danin, Endrit Qyqjan dhe Endrit Zelën. Ndërsa Blerim Shullazi mungoi duke kërkuar edhe shtyrjen me pretendimin se ishte iu sëmurë dhe nuk mund të merrte pjesë në ditën e caktuar nga togat e zeza.

Megjithatë trupa gjykuese nuk e pranoi kërkesën e tij për shtyrje të seancës me pretendimin se nuk ishte vizituar tek mjeku i burgut. Po ashtu, u vendos edhe rrëzimi i kërkesës së Emiljano Shullazit për përjashtim të trupës gjykuese. Në seancë munduan edhe avokatët mbrojtës. Por pavarësisht bojkotit, kryetarja e trupit gjykues Miliana Muça, urdhëroi vijimin e gjykimin, duke argumentuar se vendimi i saj bazohet me një të ngjashëm të Gjykatës së Strasburgut, e cila argumenton se kur personit të arrestuar i jepen të gjitha mundësitë për t’u mbrojtur dhe ai refuzon të mbrohet, atëherë gjykimi ndaj tij mund të vijojë edhe pa avokatët mbrojtës.

Vendimi është marrë pas 83 seancash gjyqësore, duke u pagëzuar kështu edhe “Telenovela Shullazi” për numrin e herëve që çështja u shty dhe u zvarrit për të marrë një vendim të formës së prerë. Edhe pse vendimi për grup të strukturuar krimianal dhe gjobëvënie është marrë sot, Shullazit vijon të jetë në hetim nga SPAK pasi akuzohet edhe për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, të dyja të ndodhura në vitin 2005. Ndërkohë që si Shullazi, ashtu dhe Endrit Qyqja janë të izoluar në regjimin ’41 bis’, ku mbahen nën monitorim nga kamerat për 24/7.

Grupi ‘Shullazi’ u dënua fillimisht më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Shullazi ishte dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohej se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht. Po ashtu ndaj grupit u rrëzuan dy akuzat e tjera, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje ndaj dy pedagogëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule. Seancat ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë janë ndjekur në mënyrë të vazhdueshme edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë për shkak të ndjeshmërisë së çështjeve. 

(a.b.k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi gjyqi shullazi emiljano shullazi gjyqi shullazi

Sondazh

Poll