Aktualitet

Sulmi ndaj KZAZ-ve në Mat dhe Klos, arrestohen 9 persona, 33 nën hetim

20 Qershor 2019, 07:42 Nga DOSJA
Sulmi ndaj KZAZ-ve në Mat dhe Klos, arrestohen 9 persona, 33 nën hetim

MAT– Pas sulmeve të djeshme në KZAZ-të e Klosit dhe Matit, Policia ka arrestuar 9 persona dhe ka shpallur në kërkim 12 të tjerë. Gjithashtu 33 persona të tjerë janë proceduar penalisht. 

Të arrestuarit kanë ushtruar dhunë ndaj Forcave të Rendit dhe Sigurisë dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore të KZAZ Nr. 16 dhe 1.

Mësohohet se të arrestuarit janë identifikuar me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia.

Policia nuk i ka publikuar emrat e të arrestuarve dhe personave që janë proceduar penalisht. Të arrestuarit janë: M. D., 53 vjeç, (Punonjës Policie i Bashkisë Burrel); E. T., 49 vjeç; I. Ç., 44 vjeç (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos); M. Gj., 62 vjeç; M. L., 38 vjeç,(Përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Klos); R. D., 62 vjeç (punonjës në mirëmbajtjen e rrugës, Klos) dhe H. K., 46 vjeç, banues në Britaninë e Madhe.

Ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 persona, të cilat janë identifikuar vetëm me iniciale: N. D., B. Ç., D. V., S. K., B. C., Sh. XH., A. B., R. K., Sh. D., J. F., K. P., E. P.

Si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mat

Sulmet ndaj KZAZ-ve, 33 të proceduar, ndër ta 9 të arrestuar.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 19.06.2019, ku persona të ndryshëm kanë ushtruar dhunë ndaj Forcave të Rendit dhe Sigurisë, të cilët mbanin në ruajtje KZAZ-të, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore të KZAZ Nr. 16, që ndodhej në Pallatin e Sportit “Ferit Hysa”, Bashkia Mat dhe KZAZ nr. 17, që ndodhej tek Biblioteka e qytetit, Bashkia Klos, specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas veprimeve hetimore, identifikimit të personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, kanë arrestuar në flagrancë 9 shtetas:

E. D., 21 vjeç, banues në Burrel

Xh. Gj., 55 vjeç, banues në Burrel

M. D., 53 vjeç, banues në Burrel (Punonjës Policie i Bashkisë Burrel).

E. T., 49 vjeç, banues në Klos

I. Ç., 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)

M. Gj., 62 vjeç, banues në Klos

M. L., 38 vjeç, banues në Klos (Përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Klos)

R. D., 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirëmbajtjen e rrugës, Klos).

H. K., 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britaninë e Madhe.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas, konkretisht:
N. D., B. Ç., D. V., S. K., B. C., Sh. XH., A. B., R. K., Sh. D., J. F., K. P., E. P.

Si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune. Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tensione ne klos tensionet në kzaz-të zbrazja e kzaz-ve te votimit tensione ne klos tensionet në kzaz-të zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll