Sport

Kjo nuk ishte parë ndonjëherë! Goli më i çuditshëm vjen në Arsenal-Man.United

2 Dhjetor 2021, 21:08 Nga DOSJA
Kjo nuk ishte parë ndonjëherë! Goli më i

ANGLI-Manchester United-Arsenal nuk është kurrë një ndeshje si çdo tjetër. Lulëzimin e një rivaliteti të zjarrtë i dha edhe aksioni i golit që i dha epërsinë topçinjve në “Old Trafford” në ndeshjen e shumëpritur e vlefshme për javën e 14-të të Premier League.

Një situatë surreale dhe kontroverse. Goditje këndi për topçinjtë, rrëmujë në zonë, De Gea shkelet nga Fred, shoku i ekipit, topi përfundon në këmbët e Smith Row që godet fluturimthi dhe shënon…Por, ka një problem: porta është bosh sepse De Gea ndodhet në tokë. Simulim apo jo, arbitri anulon golin. Mendon se është faull i Arsenalit ndaj portierit.

 

Le but gag encaissé par United. De Gea se fait marcher dessus par Fred, il s’écroule. Pendant ce temps-là, Smith Rowe va au bout de l’action et le but est validé car l’arbitre n’avait pas sifflé.

pic.twitter.com/XsDV7BdkWT

— Amaury Gonçalves (@AmauryGnclvs_) December 2, 2021

Por, VAR analizon gjithçka dhe sinjalizon se pengesa për portierin vjen nga Fred, shoku i tij i ekipit. Atëherë, goli vlen, sepse jemi në kufi të Fair Play, ku asnjë ekip në botë nuk do të ndalonte lojën në goditje e sipër dhe duke mos ditur se ku është portieri… Polemikat e lojtarëve të Manchester United dhe të Ronaldos ishin të ashpra.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport arsenal manchester united arsenal manchester united

Sondazh

Poll