Sport

Ibra-Materazzi, “luftë” në distancë! Suedezi replikon: Nëse nuk je i aftë…

2 Dhjetor 2021, 19:43 Nga DOSJA
Ibra-Materazzi, “luftë” në distancë! Suedezi

ITALI-Debati në distancë mes Zlatan Ibrahimovic dhe Marco Materazzi është pasuruar me një kapitull të ri me një fragment nga autobiografia e suedezit ku ai donte të tregonte një episod me ish-mbrojtësin zikaltër dhe Kombëtares: Kur nuk je mjaftueshëm i mirë, përdor çdo mënyrë – gjykoi Ibra – por unë nuk harroj”. Sulmuesi i Milanit nuk ka dyshime: “Ai ishte tjetër gjë, vinte për të dëmtuar”.

Pas episodit të zbuluar nga suedezi dhe përgjigjes së Materazzit përmes rrjeteve sociale, debati mes të dyve është rikthyer të anojë në krahun e Zlatanit. Në një fragment të ri të shkëputur nga autobiografia e publikuar nga La Stampa, Ibra ka rrëfyer disa përplasje në fushë me ish-mbrojtësin e Interit dhe me Mihajlovic.

Për serbin fjalët janë respektuese: “Më ofendoi që nga fillimi. Në një moment e godita me kokë që më kushtoi skualifikim. Më kishte rënë sërish. Mihajlovic nuk më urrente, nuk kishte asgjë personale kundër meje. Ai thjesht donte t’i jepte një avantazh ekipit të tij dhe të fitonte ndeshjen.”

Analiza e Materazzi ishte krejt ndryshe: “Ai ishte tjetër gjë, ai hynte për të të lënduar. Ai kishte një strategji personale për të nervozuar kundërshtarin. Kur dikush nuk është mjaftueshëm i aftë në lojë, ai përdor të gjitha mjetet për tu imponuar. Ai ishte stili i tij.”Më pas ka dhe një batutë: “Nuk harroj, prita pesë vjet për ta kapur sërish pas atij tetori të vitit 2005. Arriti të më kapte mirë, me një hyrje me të dy këmbët si gërshërë.

Duhet të dilja nga fusha për të marrë mjekimin. Çaloja e Capello donte të më zëvendësonte, por unë i thashë: ‘Jo, trajner. Jam mirë’. U ktheva vetëm për ta kërkuar. Në këtë pikë futbolli nuk hynte më fare, për mua ndeshja kishte mbaruar. Por nuk arrija as të ecja nga dhimbja, Capello e kuptoi dhe më nxorri nga fusha…

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ibrahimovic materazzi ibrahimovic materazzi

Sondazh

Poll