Sport

30 milionë euro të hedhura në “kosh” për Messin, ja lajmi i pabesueshëm nga Spanja

2 Dhjetor 2021, 19:17 Nga DOSJA

BARCELONË-Lionel Messi sapo ka fituar për herë të 7-të Topin e Artë, por në fushën e pasurive të paluajtshme punët nuk po i ecin shumë mirë. Pas Cristiano Ronaldos, i detyruar të prishë një verandë e konsideruar e paligjshme, më pas një fushë tenisi të tërë, tani i takon antagonistit të tij të madh Leo Messi të ketë probleme me pronat e tij.

Fakt është se “problemi i vogël” është një hotel me katër yje me vlerë 30 milionë euro që ndodhet në Barcelonë. Sipas El Confidencial, aktualisht është në pritje një urdhër gjykate për prishjen e ndërtesës.

Ndërtesa me 77 dhoma gjumi duket se nuk i plotëson standardet urbanistike të qytetit. “MiM Sitges”, kështu quhet hoteli me 4 yje, ndodhet jo shumë larg pronës private ku Pulce jetonte gjatë ditëve të tij në Barcelonë dhe ishte një nga vendet e tij të preferuara.

Messi në vitin 2017 investoi mbi 30 milionë euro për blerjen e hotelit, i cili ndodhet më pak se 50 metra nga deti. Megjithatë, ai nuk e dinte se Bashkia e Sitges kishte urdhëruar tashmë prishjen e saj për shkak të mospërputhjes me planin e qytetit.

Një nga problemet është se ballkonet janë shumë të mëdha, por i gjithë ndërtimi varet prej tyre dhe zvogëlimi ose prishja e tyre mund të çojë në shembjen e të gjithë ndërtesës. Për më tepër, edhe plani i emergjencës nga zjarri nuk ishte në përputhje me rregulloret.

Hoteli ka 77 dhoma dhe qëndrimi aty gjatë kushton rreth 130 euro nata. Sky Bar në katin e fundit krenohet me një pishinë, si dhe një pamje panoramike të jashtëzakonshme të qytetit dhe Detit Mesdhe. Një strukturë moderne dhe e qëndrueshme. Sa keq që Messi mund të detyrohet ta rrëzojë atë …

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll