Sport

Kufizimet nga Covid-i/ Stërvitje në 5 të mëngjesit, tifozët surprizojnë lojtarët

2 Dhjetor 2021, 18:59 Nga DOSJA

HOLANDË– Një ekip holandez që militon në Kategorinë e Tretë morën një surprizë të bukur në seancën stërvitore që zhvilluan në 5 të mëngjesit. Situata me COVID-19 po bëhet e më e rëndë, aq sa qeveria ka vendosur të vendosë kufizime të reja. Ndër këto, disa prekin edhe botën e futbollit. Skuadrat amatore, për shembull, nuk mund të stërviten nga ora 17:00 deri në 5:00. Problem i vërtetë, po të kemi parasysh se lojtarët e këtyre klubeve, punojnë dhe kështu orët normale të stërvitjes në mbrëmje nuk mund të bëhen.

Megjithatë, trajneri i KVV Quick Boys, Edëin Grunholz, ka gjetur një zgjidhje: djemtë e tij do të stërviten përpara se të shkojnë në punë, në orën 5 të mëngjesit, kur mbaron shtetrrethimi. Lojtarët më pas u shfaqën në stadiumin Nieuw Zuid për seancën kur qielli ishte ende i zi.

Pa dyshim, disa prej tyre ishin ende në gjumë dhe të tjerët mund të kishin sytë e turbullt, por sapo hynë në fushë u zgjuan. Stadiumi në fakt ishte e ndriçuar jo aq nga dritat, por nga tifozët.

 

?? LOVE | Waar het groene veld ons wacht, waar supporters staan…Ook bij de training om 5:00 uur ‘s ochtends! Mega, boys! ? pic.twitter.com/VLWv4qYxaH

— Quick Boys (@KvvQuickBoys) December 2, 2021

Një video, e cila bëri shumë bujë në internet. Ekipi, i cili është i vendosur në qytetin bregdetar holandez të Katëijk aan Zee, drejtohet nga vullnetarë dhe është një nga klubet amatore më të suksesshme në vend. Ndeshja e tyre e radhës do të jetë jashtë të shtunën kundër Young FC Volendam.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport holande holande

Sondazh

Poll