Politike

Basha: Ambasadorët donin t’i jepja Ramës rolin e vëzhguesit në zgjedhje, i refuzova

2 Dhjetor 2021, 20:38 Nga DOSJA
Basha: Ambasadorët donin t’i jepja Ramës rolin e vëzhguesit

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta se shkelën marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore duke kaluar 6 ligje në parlament në 22 korrik në kundërshtim me marrëveshjen e palëve.

Në studion e “Real Story” në “News 24”, Basha shtoi se filozofia e Partisë Demokratike është europiane, properëndimore dhe euroatlantike, prandaj nuk mund të dalë kundër vendimit të SHBA-së për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

Ai çmoi kontributet e vazhdueshme të amerikanëve në mbrojtje të shqiptarëve.

BASHA: Ka disa çështje të tjera në Partinë Demokratike të cilat nuk janë çështje të mendimit ndryshe por janë, por janë çështje të identitetit të Partisë Demokratike. Dhe e këto jo sepse kështu më pëlqen mua apo se kështu më është tekur mua papritur në një moment apo sepse kështu  dua ta përdor unë apo kushdo tjetër sepse na konvenon një situatë të tillë. Janë të mishëruar në atë që  është  Kushtetuta e Partisë Demokratike që është  Statuti i Partisë Demokratike i miratuar nga forumi më i lartë vendimmarrës që është Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Një nga këto përcaktimet të Partisë Demokratike  në to futet edhe anti-komunizmi është orientimi properëndimor, pro-euroatlantik në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Siç është padiskutim edhe çështja kombëtare. Dhe këtu nuk mund të kemi ndryshime mendimi sepse këtu bëhet fjalë për identitetin e forcës tonë politike.

Ka një arsye për këtë, të cilën mund ta shtjellojmë në teori, mund ta themi në praktikë siç e thonë demokratët, në veçanti themeluesit dhe demokratët e vjetër, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë dhe në dijeninë time të fundit në Europë, u rreshtuan në krahun tonë për të përmbysur komunizmin shqiptar, sepse komunizmi shqiptar në ’91-in nuk u përmbys nga vala e parë popullore. Mund të rendisim këtu pra edhe skepticizmin e shumë faktorëve të tjerë, pa hyrë në gjeo-strategji, që mendonin që Shqipëria do të mbetej si Kuba, një kopsht zoologjik i komunizmit në Europë. Mund të kujtojmë këtu ndërhyrjen jetike, në kuptimin më të plotë të fjalës, që shpëtoi qindra mijëra jetë shqiptarësh të Kosovës, ndali dhe kthehu mbrapsht spastrimin etnik dhe genocidin e shqiptarëve të Kosovës. Mund të kujtojmë diçka, e cila duket abstrakte për njerëzit, që është futja e Shqipërisë në NATO, por jo për mua dhe as për ne që jemi në këtë tavolinë dhe që e dimë që pa Shqipërinë në NATO, pa garancinë e nenit 5, që një sulm kundër nesh është një sulm kundra Amerikës, ne e dimë fare mirë që kufijtë tanë kanë qenë porozë edhe me krizat më të vogla dhe na janë futur sa nga veriu, sa nga jugu, sa nga lindja, sa herë kanë dashur, edhe forca të cilat nuk mund të llogariteshin se duhet të kishin një superiorit ushtarak të Shqipërisë.

S’ka kult ambasadorësh. Qytetari i thjeshtë të ngrihet në këmbë për të mbrojtur interesat kombëtare.

Është vendim qeverisë amerikane, jo i një ambasadori. Shpallja “non-grata” finalizohet nga sekretari i shtetit, ai ka zero diskrecion informacion, informacioni i mbledhur prej vitesh nga agjensitë e ligjzbatimit. Kjo ka çuar në vendimin “non-grata”.

Nuk është dënim, është kërkuar larguar distancimi i PD-së nga Berisha, edhe largimi nga parlamenti. Vendimi im ka qenë pezullim deri në përfundim të proçesit gjyqësor që Berisha ka hapur ndaj SHBA-së në Paris.

A nuk qenë këta ambasadorë që thonin topi është në derën tënde? Reforma në Drejtësi do të çonte në kapjen e drejtësisë. Në 5 qershor, e them sot, edhe aletatët e mi u dorëzuan. Kërkova depolitizimin e komisoneve zgjedhore, më kërkuan t’i jepja administratës së Ramës rolin e vëzhguesit të zgjedhjeve. Rama me Metën në 22 korrik kaluan 6 ligje në kundërshtim me reformën dhe na kanë sjellë në katrahurë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha miratohet marreveshja e 5 qershorit nato sali berisha non grata lulzim basha miratohet marreveshja e 5 qershorit nato sali berisha non grata

Sondazh

Poll