“Skënderbeut i Spiropalit të evitojë luftën civile”, Ish-kryebashkiaku i PS-së del kundra Ramës, fshin me urgjencë re
20 Qershor 2019, 06:47Nga DOSJA
Vlorë- Ish kreu i Bashkisë së Selenicës, Ferdinand Aligjoni, i Partisë Socialiste ka dalë së fundmi kundër partisë së aderon dhe qeverisë Rama. Nëpërmjet një statusi në Facebook deklaroi se socialistët e vërtetë u braktisën nga Partia Socialiste. “Socialistët e vërtetë u braktisën nga vet Rama, u hodhën në rrugë të madhe duke u inkuadruar brenda një rrethi sikur të ishin anonimë, e të papërfillshëm nga Partia e tyre e zemrës.”, shprehet ai.
Ai thekso më tej se tashmë Rama ka si detyrim që të japë një zgjidhje për vendin që sipas tij të evitohet një luftë civile.
“Është detyrim i Skënderbeut të Spiropalit,ti jap zgjidhje e jo ZGJEDHJE,duke evituar një luftë të sigurt civile.”, shprehet ai.
Reagimi i plotë:
Flitet gjithandej për reforma, për arritje të qeverisë, për mbajtje të premtimeve e përmbushje të aspiratave, edhe atyre ndërkombëtare. Por cfarë përfaqëson realisht kjo qeveri? Mbi bazën e cfarë kriteresh u formësua? Janë këto pyetje e dilema që bëhen cdo ditë, në cdo tavolinë a diskutim . Në vecanti protagonistë të këtyre diskutimeve janë ata, socialistët e vërtetë. Ata të cilët si besnikë të përhershëm të vetë partisë, lobuan për partinë, kontribuan, financuan kur partia ishte në udhëkryqin e fushatës elektorale, kur kërkonte mbështetjen dhe përkrahjen masive të popullit. Besnikët e partisë dhe të vërtetët socialistë nuk hezituan t’ja atribuojnë gjithcka: mendësinë dhe shpirtin rezultatit final të forcës politike të zemrës. Kontribuan për partinë, të vetmen parti tek e cila shpresonin se fitorja e PS-së do të sillte ndryshimin e madh, të shumëpritur nga kushdo. Dhe ndryshimi erdhi, i sigurtë dhe rezultativ, por me shumë të papritura. Rama, dikur, modeli frymëzues i cdo socialisti, erdhi në pushtet, me votën e shumicës dhe besnikërinë e socialistëve. Premtoi shumë, teorikisht ofroi akoma më shumë, por realiteti serviri një tjetër panoramë. Socialistët e vërtetë u braktisën nga vet Rama, u hodhën në rrugë të madhe duke u inkuadruar brenda një rrethi sikur të ishin anonimë, e të papërfillshëm nga Partia e tyre e zemrës. Aktualiteti i pamohueshëm i vazhdimës së reformës socialistë kundër vet socialistëve, është zanafilla e revoltës së socialistëve të vjetër kundër kryeministrit Edi Rama, i cili me të drejt konsiderohet si iniciatori i shuplakës që j’u dha figurave të forta të PS-së dhe atyre që i ofruan gjithëcka kishin partisë. Erdhi në pushtet, e siguroi timonin e qeverisjes, jo i vetëm, me të gjithë ata që kontribuan për fitoren e tij. Por…kontributin j’ua shpërbleu në braktisje, lënie mënjanë e distancim të plotë. A thua se nuk ishin po ata me të cilët kërkoi dhe siguroi fitoren? Është e para herë kur vet modeli i liderit Rama ofroi shembullin e shpërbėrjes së partisë duke rikrijuar parti brenda partisë, me eksponentë të rinj, pa kurrëfarë lidhje a kontributi partiak, duke harruar të vërtetët socialistë. Qeverisja e liderit Rama, krahas opozitës dhe masës popullore, ka lënë të pakënaqur edhe eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste dhe të majtës në vend. Pakënaqësitë e krijuara në masë i adresohen mënyrës së qeverisjes dhe mënyrës se si po e drejton partinë kreu i qeverisë, parti që vet ne socialistët e njohëm si Partia Socialiste, sot e pagëzuar si Rilindje. Rilindje e figurave anonime në PS dhe perëndimi i zërave kryesor brenda vet partisë,ku arkiteti Kokedhima e lideri Rama me bojen e Rilindjes ben pise shume socialiste. Të gjitha këto me të drejtë të bëjnë të mendosh se qeveria,megjithëse erdhi në pushtet nga Partia Socialiste, nuk është dhe nuk i përket më socialistëve. Lideri ynë i atëhershëm, i vetmi model i PS-së, sot, është kaq i largët edhe për ne, për socialistët më të afërt dikur, kur nuk e kishte siguruar ende pushtetin. Pohimit të përsëritur nga shumë eksponentë të PS se”Edi Rama duhet të largohet nga pushteti”, unë do ta perceptoja në:Edi Rama është ende në kohë për të mos e humbur besimin e mbështetjen e socialistëve të vërtetë. Në kushtet e përcarjes së vet formacioneve socialistë, të zhgënjimeve e pezmatimeve, është Rama ai që duhet të reflektojë e te bëjë kthesën e nevojshme. Në të kundërt shuplakat ndaj tij do të shtohen masivisht. Ne qeverine Berisha vendi u nda Veri e Jug. Lideri yne e ndahu NE dhe ATA,asnjeri nk u ndje KM te shqiptareve. Nëse vijon të mos respektojë dhe marr në konsideratë kontributet shumëvjecare të socialistëve të vërtetë, fundi do të jetë i padiskutueshëm:dështim dhe dorëzim pushteti! Sot vendi ndodhet ne nje situate te veshtire politike,ne prag t nje perplasje civile. Ne nje vend civil e demokratik,ku opozites i ka humb vula…opoziten e ben vete populli te majte e te djathte,duke mos lejuar zgjedhje nje partiake,kthimin e Shqiperise 30 vjet pas,montimin e nje diktature te re moderne. Eshte detyrim i Skenderbeut te Spiropalit,ti jap zgjidhje e jo ZGJEDHJE,duke evituar nje lufte te sigurt civile.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar së fundmi në emisionin “Repolitix” se situata në vend ka agravuar dhe shumë duhet që situata të vihet nën kontroll ...
Tiranë- 10 përgjimet e reja të “Bild” kanë trazuar edhe më shumë situatën politike në vend. Në këto përgjime flitet sërish për shitblerjen e votës në Dibër, do...
Tiranë- Ish-deputeti Bardh Spahia u arrestua nga policia mbrëmjen e djeshme. Arrestimi i tij u bë “live” pasi ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin...
Tiranë-Nga njëra anë KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve) vazhdon procesin zgjedhor drejt 30 qershorit, nga ana tjetër bashkitë, që janë fituar nga PD në zgjedh...
Tiranë- Një nga personazhet kryesor të përgjimeve të sapo-publikuara të BILD është Robert Aga, shefi i Policisë së Dibrës. Ai ka qënë një prej drejtuesve të pol...
Shkodër- Mbrëmjen e djeshme u ndalua ‘live’ ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia. Spahia u ndalua teksa po udhëtonte me makinë në zonën e njohur si ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me ndalimin e ish-deputetit, Bardh Spahia.Në reagimin e tij Basha e quan arrestim mb...
GJERMANI- Një shef policie, që harton një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër. Një ministër që i telefonon një mafiozi të njohur ndërkombëtarisht për ...
TIRANË– Ish-ministri Damian Gjiknuri ka reaguar për herë të parë pasi i doli emri në përgjimet e publikuara nga media gjermane.Me anë të një statusi ...
Kristaq Kume, ish-kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Arena” është shprehur se qëndrimi i KQZ-së është në kundërshti...