Aktualitet

Aksident në Korçë, i moshuari grek përplas këmbësoren, 49-vjeçarja ndërron jetë

20 Qershor 2019, 07:00 Nga DOSJA
Aksident në Korçë, i moshuari grek përplas

KORÇË–Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm  në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku gjeti vdekjen një 49-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur pranë degëzimit të fshatit Vashtëmi, ku një shtetas grek me iniciale P.M., 73-vjeç aksidentoi për vdekje 49-vjeçaren me iniciale M.A., e cila po kalonte rrugën në këmbë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion sqarues, lidhur me aksidentin e sotëm të ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku gjeti vdekjen një shtetase.

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bën fjalë për një aksident automobilistik të ndodhur në afërsi të degëzimit të fshatit Vashtëmi, si edhe pas kryerjes së veprimeve të mëtejshme proceduriale, informojmë dhe sqarojmë se viktima e këtij aksidenti është shtetasja M.A, 49 vjeçe, banuese në Libonik, Maliq, këmbësore në rrugë.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit tip “Toyota” shtetasit grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Ju kërkojmë ndjesë, për raportimin e gabuar në lidhje me identitetin e viktimës të aksidentit të sotëm, që është 49 vjeçarja M.A, së cilës i është gjetur në çantën personale karta e ID e vajzës së saj S.Xh

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce korce aksident ne korce korce

Sondazh

Poll