Aktualitet

Bombat e BILD, gazetari Flamur Vezaj: Standarti i ministrit më të mirë. Mashtrimi që i bënë Llallës

20 Qershor 2019, 06:51 Nga DOSJA
Bombat e BILD, gazetari Flamur Vezaj: Standarti i ministrit më të

Gazetari Flamur Vezaj ka komentuar përgjimet më të fundit të publikuara nga “BILD” duke ironizuar edhe frazat që përdoreshin nga zyrtarët e PS-së.

Me anë të një statusi në Facebook, Vezaj shkruan se vëllai Robert Agës edhe pse kishte trafikuar drogë sërish nuk ishte ndaluar nga policia për shkak të garancisë që i kishtë dhënë ministri i Brëndshëm i asokohe, Saimir Tahiri.

“Ky është standarti Rilindjes nën drejtimin e Ministrit më të mirë të të gjitha kohërave të Shqipërisë që tashmë akuzohet për trafik droge, pjesëtarë i organizatës kriminale,”-shkruan Vezaj. 

Në fund të statusit të tij, Vezaj nuk ka lënë pa përmenduar edhe ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llallën. 

“Kështu është kur ish-prokurorin e përgjithshëm A.Llalla e “mashtruat” se do ta emëronit Ambasador me mbarimin e mandatit dhe ai me ushtarët e tij ju la të livadhisni duke mos bërë veprime në dosjet 339 dhe 184!”

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar dje 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

(k.m/dosja,al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 10 pergjimet e reja te bild flamur vezaj saimir tahiri 10 pergjimet e reja te bild flamur vezaj saimir tahiri

Sondazh

Poll