Aktualitet

Vjedhje, armë pa leje dhe kafe kontrabandë, arrestohen 3 persona në Lezhë

20 Qershor 2019, 06:43 Nga DOSJA
Vjedhje, armë pa leje dhe kafe kontrabandë, arrestohen 3 persona

LEZHË- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u janë gjetur armë zjarri, mallra kontrabandë dhe sende të vjedhura.

Në prangat e policisë kanë rënë B.M, 40 vjeç, banues në Kukës; N.N, 50 vjeç banues në Kurbin dhe M.L, 38 vjeç banues në Kosovë. 

40-vjeçari, është kapur me 10 thasë kafe kokërr, me peshë totale 600 kg kontrabandë, e cila nuk kishte dokumentacion shoqërues.

Ai u ndalua pasi polica gjeti mallrat kontrabandë, gjatë një kontrolli tek unaza e qytetit të Rubikut.

Në Kurbin është arrestuar N.N, falë informacioneve të marra nga qytetarët, ai është kapur me armë zjarri të tipit ‘Pushkë’. I treti, M.L është kapur në Shëngjin pasi akuzohet për vjedhjen e  banesës që kishte marrë për pushime.

Në cilësinë e provave materiale, 38-vjeçarit i janë gjetur një televizor ‘Plazma’ dhe disa sende të tjera të vjedhura.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Sekuestrohen armë zjarri, mall kontrabandë dhe sende të vjedhura.

Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

B.M., 40 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek unaza e qytetit Rubik, Mirditë në automjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 thasë me kafe kokërr, me peshë totale 600 kg kontrabandë, pa dokumentacion shoqërues.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë,për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” ,”Fshehja e të ardhurave” dhe “Manipulimi i tregut”parashikuar nga nenet 172,180 dhe 143/a/1 të Kodit Penal.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Kurbinit, pas një informacioni të marrë nga qytetarët për një person i cili posedonte armë zjarri ,kanë organizuar menjëherë punën, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin N.N.,50 vjec, banues në Kurbin

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Shullaz, Kurbin, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e proves materiale një armë zjarri tip “Pushkë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal

– Gjithashtu Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Lezhës, bënë arrestimin në flagrancë te shtetasit:

M.L.,38 vjeç,banues në Kosovë

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas kishte vjedhur në banesën e marrë për pushime , të shtetasit M.F.,Shengjin

Gjatë kontrollit fizik të tij dhe të mjetit që drejtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një televizor “Plazma” dhe sende të tjera.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”

(K.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne lezhe kontrabande kafeje lezhe policia e shtetit shengjim arrestime ne lezhe kontrabande kafeje lezhe policia e shtetit shengjim

Sondazh

Poll