Sport

Cristian Eriksen u rikthye në stërvitje, plot 173 ditë pas sëmundjes në “Euro 2020”

2 Dhjetor 2021, 15:32 Nga DOSJA
Cristian Eriksen u rikthye në stërvitje, plot 173 ditë pas

DANIMARKE – Gati gjashtë muaj, saktësisht 173 ditë, pas asaj ngjarjeje në ndeshjen Danimarkë-Belgjikë që trembi gjithë botën, Christian Eriksen është rikthyer në fushë.

Mesfushori i Interit iu nënshtrua stërvitjes kardio-vaskulare, të përfunduar me një ushtrim gjuajtjesh drejt portës: është hera e parë që nga sëmundja në “Euro 2020” dhe implantimi i pajisjes së defibrilimit. Eriksen u stërvit në Ådalen, ku qëndron me familjen që nga vera e kaluar, në qendrën sportive të OB.

“Ne jemi vërtet të lumtur, që Christian po mban formë në fushat tona. Ne kemi qenë përherë në kontakt me të, ai është rritur këtu dhe kështu jemi të lumtur që ai na pyeti, nëse mund të stërvitej për t’u rikthyer në formë,”- u shpreh Michael Hemmingsen, drejtori sportiv i OB, në BT.dk.

Pasi fitoi betejën me jetën, 29-vjeçari tashmë konfirmon dëshirën e tij për t’u rikthyer, në kohën e duhur dhe i shëruar nga mjekët, në futboll. Nëse te Inter (por me një sistem defibrilimi nuk do të kishte dritë jeshile nga FIGC) ose diku tjetër, në këtë moment ka më pak rëndësi.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 29-vjeçari tashmë konfirmon dëshirën e tij për t'u rikthyer christian eriksen është rikthyer në fushë christian eriksen u rrëzua eriksen u stërvit në ådalen me familjen që nga vera e kaluar pas asaj ngjarjeje në ndeshjen danimarkë-belgjikë që trembi gjithë botën saktësisht 173 ditë 29-vjeçari tashmë konfirmon dëshirën e tij për t'u rikthyer christian eriksen është rikthyer në fushë christian eriksen u rrëzua eriksen u stërvit në ådalen me familjen që nga vera e kaluar pas asaj ngjarjeje në ndeshjen danimarkë-belgjikë që trembi gjithë botën saktësisht 173 ditë

Sondazh

Poll