Aktualitet

Ben Blushi largohet pas katër vitesh nga Top-Channel: Punë të mbarë!

2 Dhjetor 2021, 13:18 Nga DOSJA
Ben Blushi largohet pas katër vitesh nga Top-Channel: Punë të

TIRANË– Ben Blushi është tërhequr nga drejtimi i një prej televizioneve më të mëdhenj në Shqipëri, Top Channe. Dosja.al ka mësuar se Blushi, përmes një e-maili ka njoftuar stafin e Top Channel se katër vite pasi mori postin e drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, do të largohet nga ky post.

“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi,”- shkruhet në e-mail.

Ben Blushi u vendos para katër vitesh në krye të Top Channel. Lajmi në atë kohë u bë me dije nga vetë presidentja e kompanisë, Vjollca Hoxha, në një komunikimin që ka bërë me drejtuesit e departamenteve të Top Channel. Gjatë kohës së drejtimit, Blushi përmirësoi ndjeshëm programacionin dhe situatën financiare të televizion kombëtar. Si një gazetar, shkrimtar dhe politikan, Blushi ndihmoi Top Channel të hapë një cikël të ri komunikimi dhe informimi. Ai bëri që media që drejtoi tu mbetet besnike parimeve si pavarësia dhe profesionaliteti. Lajrmishmëria e programacionit dhe liria e informimit janë ato që e kanë ndjekur Top Channel katër vitet e fundit. Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Blushin në këtë detyrë.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore ben blushi ben blushi largohet nga top channel ben blushi ben blushi largohet nga top channel

Sondazh

Poll