Aktualitet

IKMT mësyn në Zvërnec, prish dy objekte, pronarët përplasen me Policinë

2 Dhjetor 2021, 13:12 Nga DOSJA
IKMT mësyn në Zvërnec, prish dy objekte, pronarët

ZVËRNEC – Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me forcat policore kanë zhvilluar paraditen e sotme një aksion për prishjen e dy objekteve private në zonën turistike të Zvërnecit, ndërsa gjatë punës janë përballur me pronarët e objekteve.

Banorët thonë se janë ende në proces gjyqësor, ndërsa shprehen të revoltuar pasi askush nuk i dëgjoi për shqetësimin e ngritur prej tyre gjatë gjithë kësaj kohe.

Sipas tyre nëse do të bëhej fjalë për një projekt publik, ku të përfshihej gjithë bregdeti nga Triporti në Zvërnec ata do t’i prishnin vetë strukturat e shërbimit në plazh, edhe pse janë aty prej gati 2 dekadash. “Por selektimi po bëhet sipas tyre vetëm për interesa të personave të caktuar’, shprehen ata.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet inspektorati i ndertimit prishen ndertimet pa leje zvernec vlore inspektorati i ndertimit prishen ndertimet pa leje zvernec vlore

Sondazh

Poll