Aktualitet

Masakra e Lushnjes/ SPAK kërkon burg përjetë për Bilbilin dhe Kaloshin

2 Dhjetor 2021, 12:25 Nga DOSJA
Masakra e Lushnjes/ SPAK kërkon burg përjetë për Bilbilin

TIRANË– Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, dy persona te akuar për masakrën e Lushnjes e ndodhur më 2017. Prokuroria e SPAK, Dolorez Musabelli ka lexuar konkluzionet përfundimtare ndaj këtyre personave duke kërkuar për to burg përjetë. Për këtë ngjarje ende vijon të mbetet në kërkim Leart Haxhiu, i cili është në arrati.

Prokuroria e Posaçme i akuzon të tre si pjesëmarrës në grup kriminal dhe autorë të disa vrasjeve me paramendim në zonën e Lushnjes dhe jo vetëm.

Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiun janë akuzuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bare. Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

(a.b)./dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet anterio kaloshi orges bilbili anterio kaloshi orges bilbili

Sondazh

Poll