Aktualitet

I nguli thikën dhe e përplasi me makinë, parandalohet vrasja në Bulqizë

2 Dhjetor 2021, 12:48 Nga DOSJA
I nguli thikën dhe e përplasi me makinë, parandalohet vrasja

BULQIZË – Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Bulqizës, ku një 30-vjeçar, i identifikuar si Arlent Tançi, i dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ka qëlluar me thikë dhe ka tentuar ta vrasë me automjetin e tij duke e përmbysur në rrugë një bashkëqytetarin e tij.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen ‘Minatori’ të qytetit verior, teksa sipas policisë, ndërhyrja në kohë e saj ka bërë të mundur që ngjarja të mos përshkallëzojë më tej, duke bërë të mundur arrestimin e të riut problematik.

Njoftimi i plotë i Policisë për ngjarjen:

Bulqizë / Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me sende të forta mes dy shtetasve, vihet në pranga 30-vjeçari i dënuar më parë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë marrë informacion se në lagjen “Minatori”, po ndodhte një konflikt i ashpër mes dy shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se për shkak të një konflikti për motive të dobëta shtetasi Arlent Tançi, ka goditur me mjet të fortë prerës në trup shtetasin L. N., dhe më pas me automjet, e ka shtyrë të dëmtuarin që ndodhej në automjetin e tij dhe e ka përmbysur në rrugë duke i rrezikuar jetën. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë është bërë e mundur përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. T., 30 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll