Aktualitet

Pastrim parash / Apeli merr vendimin për kunatin dhe ish-truprojën e Rezart Taçit

2 Dhjetor 2021, 12:23 Nga DOSJA
Pastrim parash / Apeli merr vendimin për kunatin dhe ish-truprojën e

TIRANË – Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për të lënë në masën ‘Arrest me burg’ për Artur Ballën dhe Bledar Lilon, të cilët janë kunati dhe ish-truproja e biznesmenit, Rezart Taçi, i cili ndërkohë është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Dyshohet se personat e sipërpërmendur, kanë bashkëpunuar me dy italianë, Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, si edhe 1 zviceran në skemën e pastrimit të parave.

Hetimet e Prokurorisë Italiane:

Prokuroria italiane e Antimafias ka marrë në pyetje Francesco Zummon dhe Fabio Petruzzella. Sipërmarrësi dhe fiancieri janë pjesë e dosjes hetimore të pastrimit të mbi 18 milionë eurove, për llogari të një sipërmarrësi i akuzuar për riciklim të kapitaleve të mafias siciliane Cosa Nostra.

Zummo, është paraqitur para prokurorit Alfredo Motalto i shoqëruar nga avokatët e tij Gioaçhino e Sbaçhi, ku nuk ka pranuar t’i përgjigjet asnjë pyetje. Ai është dukur i heshtur, duke lënë çdo gjë në dorë të mbrojtjes së tij. Nga ana tjetër, ekonomisti Petruzzella, përballë prokurorëve i ka konsideruar akuzat ndaj tij si “fjalë vetëm fjalë”, duke zvogëluar peshën e tyre.

Petruzzella, e ka konsideruar punën e tij të ligjshme duke justifikuar se transferimi i parave po kryhej në një fazë kur pasuria e sekuestruar prej 150 milionë euro e sipërmarrësit sicilian Francesco Zummo, i kishte skaduar afati i masës paraprake “nën sekuestrim”, por që për vërtetësi të fakteve u shndërrua në akt përfundimtar me vendim të Gjykatës së lartë.

Prokurorët italianë akuzojnë financierin Fabio Petruzzella, se ka kryer dhe operacione të tjera për të lëvizur paratë e sipërmarrësit në shërbim të mafias siciliane përmes përvetësimeve fiktive të pasurisë, që më pas do t’i rikthehej përsëri Francesco Zummo.

Taçi është në kërkim, por dy njerëzit e tij në Shqipëri janë arrestuar, kunati Artur Balla dhe shoferi Bledar Lilo. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të verifikojë të gjitha pasuritë e biznesmenit të hidrokarbureve. Hetuesit kanë kërkuar informacion nga bankat e nivelit të dytë në vend, për të identifikuar llogaritë bankare në emër të Taçit dhe familjarëve të tij si dhe zyrës së pasurive të paluajtshme.

Dosja e Anti-Mafies italiane:

Dosja e plotë me rreth 100 faqe e Anti-Mafies Italiane zbulo rolin e ish-bosit shqiptar të naftës Rezart Taçi në transferimin e mbi 18 milionë eurove të një sipërmarrësi kontrovers italian të hetuar për lidhje me “Cosa Nostra”-n, Francesco Zummo. Për shumën që do të kalonte nga Zvicra në Shqipëri dhe më pas në Singapor ose Hong Kong, Taçi do të merrte pjesën e tij mbi 3 milionë euro si “komision” për ndihmën. Sapo transferta nga banka zvicerane të mbërrinte në Shqipëri, nëpërmjet Petruzzella-s, do t’i duhej ta transferonte në një kompani në Singapor ose Hong Kong.

Kur italianët e kuptuan që paratë ishin të bllokuara, kaluan te varianti ‘B’, mbledhja e firmave të politikanëve shqiptarë. Pa përmendur emra, në një bisedë të përgjuar, Fabio Petruzzella kërkon që të përshpejtojë gjëra, por Balla, sipas tij, i kishte përshpejtuar.

“I tha absolutisht që jo, ti duhet të lëvizësh vetëm kur të të them unë. Pothuajse është e bërë, varet vetëm nga ky copë m*** që po mbledh firmat e të gjitha ministrave të qeverisë shqiptare, se nuk do që t’i çajnë b**** nga askush,”– është përgjuar të thotë Petruzzella referuar Ballës.

(E.H/Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet apeli kunati rezart taçi truproja apeli kunati rezart taçi truproja

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Dhjetor 2021, 08:34

Aksident në Korçë-Pogradec, 6 të plagosur

MALIQ– Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor K...