Aktualitet

Tiranë / Lojëra fati në lokalin e tij te ‘5 Maji’, arrestohet 44-vjeçari

2 Dhjetor 2021, 10:32 Nga DOSJA
Tiranë / Lojëra fati në lokalin e tij te ‘5 Maji’,

TIRANË – Një 44-vjeçar nga Tirana u arrestua nga policia e kryeqytetit në operacionin e koduar “Fati i lojërave”, kryer nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 44 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “5 Maji”, të cilin e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Tiranë / Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 44 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “5 Maji”, të cilin e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan nje aparaturë dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lojerat e fatit policia e shtetit lojerat e fatit policia e shtetit

Sondazh

Poll