Aktualitet

VD-Shkuan për Ramën e takuan Ibrahimajn, tetraplegjikët zbulojnë 7 kërkesat

2 Dhjetor 2021, 10:49 Nga DOSJA
VD-Shkuan për Ramën e takuan Ibrahimajn, tetraplegjikët

TIRANË– Kreu i Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë, Bajram Tirana ka zbardhur detaje nga takimi që pati me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, pas protestës që mbajtën para Kuvendit. Ai tha se të premten që vjen pritet që të mbahet edhe takimi, ku do të diskutohen 7 pikat e kësaj kategorie. Tirana listoi të gjitha kërkesat që ia parashtruan ministres që sipas tij janë premtuar nga qeveria vite më parë.


‘Të paktën 1 deri në dy pika duam që të premten të jetë një ditë e bukur për ne siç presim. Ne kërkojmë implementin. Të premten do të diskutojmë sërish me ministren Manastirku e me atë të financave. Nuk pretendoj të na realizohen të shtatë pikat me një të rënë të lapsit, por urojmë që këto ditë të vështira që kemi kaluar të mos i shohim më. Duam kthimin e energjisë elektrike. E kemi fituar me greve urie që 80% na e paguante shteti, por partia që ishte na e hoqi. Kryeministri ynë na tha se sapo të vijë në qeveri do të na e kthente. Nuk ndodhi. Shpresojmë që kësaj radhe kërkesat të kenë shkuar në vendin e duhur, por nuk po kërkojë gjëra që nuk na takojnë. Duam të kemi një kujdestar që të paguhet me një pagë minimale, nuk na shërben njeri me 100 mijë lekë të vjetra. Energjia elektrike të kthehet siç ka qenë. Duam dhe karburantin, 80 litra, nuk duam lekë. Jemi të privuar që të lëvizim. Të na jepet karburanti, një godinë në plazhe sepse këmbët po na deformohen. Duam të shohim një dritë jeshile.’- tha Tirana.

LAJMI KRYESOR: Protesta e tetraplegjikëve! Rama nuk i takon: Unë iki në SHBA, ju pret ministrja

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e tetraplegjikeve protesta e tetraplegjikeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Dhjetor 2021, 08:34

Aksident në Korçë-Pogradec, 6 të plagosur

MALIQ– Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor K...