Aktualitet

Sugjerim i MSH! Rama ‘çel siparin’, merr dozën e tretë të vaksinës antiCovid

2 Dhjetor 2021, 09:28 Nga DOSJA
Sugjerim i MSH! Rama ‘çel siparin’, merr dozën e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të jetë qytetari i parë nën moshën 60 vjeç që do të marrë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Mësohet se këtë të enjte, Rama do të paraqitet në stadiumin “Air Albania” në orën 11:30 për të marrë dozën e tretë të vaksinës. Ky vendim i kreut të qeverisë vjen në të njëjtën ditë me sugjerimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri për dozën e tretë të vaksinës.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë Pgerta Manastirliu shkruan se çdo person, mbi 18 vjeç mund të marrë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Kjo procedurë do të praktikohet tek ata që kanë kaluar gjashtë muaj nga aplikimi i dozës së dytë të vaksinës.

Më herët, Shqipëria ka aprovuar aplikimin e dozës së tretë tek ata që janë në moshën mbi 60 vjeç.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore

Sondazh

Poll