Sport

Liverpool pa mëshirë në derbin ndaj Everton, Chelsea dhe City ia dalin pa probleme

1 Dhjetor 2021, 23:00 Nga DOSJA

ANGLI- Java e 14-të e Premier League nuk prodhoi asnjë surprizë në fushën e lojës. Skuadrat e mëdha fituan dhe vazhdojnë ta bëjnë garën për kreun akoma e më interesante. Chelsea i vendit të parë fitoi ndaj ëatford në transfertë me shifrat 1-2.

Në minutën e 30′ Mount realizoi për blutë, ndërsa vendasit barazuan me Dennis. Në pjesën e dytë, Ziyech ia doli të mposhtë portierin vendas në minutën e 72-të pas një asisti shumë të bukur të Mount.

Në takimet e tjera, Manchester City ka bërë detyrën kundër Aston Villa-s drejtuar nga Steven Gerrard, duke fituar me rezultatin 2-1 në transfertë.Kampionët në fuqi shënuan dy herë në pjesën e parë, me Dias dhe Bernardo Silva. ëatkins e hapi ndeshjen, por nuk ia ndryshoi dot fatin me golin e shënuar.

Derbi i “Toffes” mes Liverpool dhe Everton përfundoi me shifrat 4-1. Pa u bërë 10 minuta lojë, Henderson shënoi golin e avantazhit në minutën e 10-të, ndërsa . Salah dyfishoi shpejt dhe realizoi edhe golin e tretë në pjesën e dytë. Më parë Grey kishte realizuar për Everton, por ajo shkëndijë nuk kishte mjaftuar. Diogo Jota deri në fund shënoi edhe golin e katërt për Liverpool.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport chelsea liverpool manchester city premier league chelsea liverpool manchester city premier league

Sondazh

Poll