Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Dy orë përplasje në Kavajë, Policia dhunon barbarisht qytetarin

19 Qershor 2019, 18:13 Nga DOSJA
PAMJE TË RËNDA/ Dy orë përplasje në Kavajë,

KAVAJË- Kavaja ishtë fushë beteja e radhës e përplasjes mes Policisë dhe mbështetësve të PD. Për dy orë me radhë Policia dhe qytetarët janë përplasur, ku ka pasur dhunë, gaz lotsjellës, gurë dhe ujë.

Beteja është zhvilluar në KZAZ-në që është në shkollën “3 Dëshmorët”, ku Policia kishte rrethuar të gjithë godinën dhe kishte marrë të gjithë masat. Rreth orës 20:00 kanë qenë qindra mbështetës të PD që kanë tentuar që të futen në KZAZ, por janë përballur me gazin lotsjellës së PD.

Dosja.al mësoi se grupi i mbështetësve të PD-së kryesohej nga kryebashkiaku Isa Sakja, ndërkohë që forcat e FNSH-së dhe Shqiponjat ishin rreshtuar në derën e shkollës për t’i dalë në mbrojtje KZAZ-së dhe materialeve zgjedhore. Gjatë gjithë përplasjes qytetarët kanë përfodorur fjalë të rënda dhe sharje, ku nuk kanë kursyer as Kryeministrin Edi Rama. Në fund ka pasur dhe të plagosur si nga qytetarët dhe nga Policia, por pati dhe disa militant që mbetën të lenduar. 

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune. Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhune policore dhunohet barbarisht qytetari tensione në kavajë zbrazja e kzaz-ve dhune policore dhunohet barbarisht qytetari tensione në kavajë zbrazja e kzaz-ve

Sondazh

Poll