Aktualitet

Rrethohet Shijaku dhe Kukësi, FNSH dhe Shqiponja në çdo cep të qyteteve nga frika e përplasjeve

19 Qershor 2019, 17:43 Nga DOSJA
Rrethohet Shijaku dhe Kukësi, FNSH dhe Shqiponja në çdo cep

SHQIPËRI– Shijaku dhe Kukësi janë blinduar nga forcat policore. Siç shihet në videot dhe fotot e siguruara nga Dosja.al, FNSH dhe Shqiponja ndodhen në çdo cep të dy qyteteve për të mbajtur nën vëzhgim zonën.

Këto përforcimeve vijnë nga frika e përplasjeve në KZAZ-të pasi mbështetës të Partisë Demokratike që duan të zbatohet dekreti i presidentit Ilir Meta janë konfliktuar më policinë.

E gjithë Shqipëria është përfshirë në kaos ditën e sotme. Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blindohet kukesi forca policore rrethohet shijaku zbrazja e kzaz-ve blindohet kukesi forca policore rrethohet shijaku zbrazja e kzaz-ve

Sondazh

Poll