Aktualitet

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit/ Del Hasani, dëshmon në gjyqin ndaj Çapjave

1 Dhjetor 2021, 20:23 Nga DOSJA
Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit/ Del Hasani, dëshmon në gjyqin ndaj

TIRANË– Armand alias Butrint Hasani, personi i dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e Sokol Çapjas, në dhjetor 2005 në Elbasan, është rishfaqur në gjykatë por kësaj herë për të dëshmuar.

Sot, ai ka dalë nga burgu i Peqinit për t’u sjellë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) në Tiranë për të dëshmuar në seancën që po mbahet ndaj Ervis Bardhit, Ardjan Çapjas, Klajdi Dokolit dhe Etien Canit, të cilët akuzohen se kanë kryer në bashkëpunim vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqirit në 15 gusht 2012 në Elbasan.

Siç raporton gazetari Elton Qyno në një artikull, Hasani, i cili mban dy emra, në seancën e sotme, i është përgjigjur në seancë pyetjeve të prokurorit duke treguar se me viktimën Gentian Beqiri njihej pasi kishin qëndruar në të njëjtin burg. Të dy me të njëjtën akuzë; vrasjen e Sokol Çapjas.

I pyetur për detaje të vrasjes së mikut të tij, Hasani u përgjigj shkurt se nuk kishte dijeni se çfarë ka ndodhur pasi ai në atë periudhë ka qenë në burg dhe nuk kishte si të informohej. Por ka vendosur që të heshtë dhe të mos përgjigjet kur u pyet nëse ai vetë apo familjarët e tij kishin marrë kërcënime nga anëtarë të familjes Çapja.

Në seancën e sotme, ishte parashikuar të pyetej edhe Behije Arapi, nëna e Gentianit dhe gruaja e Nezirit, vajza e saj Valbona Beqiri, Aurela Bardhi, gruaja e Ervis Bardhit, polici Neshat Budani, Kujtim Ajazi, Albert Uzuni, Geralda Teta dhe Astrit Cani. Por asnjë nuk u paraqit në sallë. Ndaj dhe seanca e marrjes në pyetje është shtyrë për një herë tjetër, duke ripërsëritur tek ta edhe fletë-thirjen.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet armand hasani butrint hasani vrasja e gentian beqirit vrasja e gentian dhe nezir beqirit armand hasani butrint hasani vrasja e gentian beqirit vrasja e gentian dhe nezir beqirit

Sondazh

Poll