Politike

Përgjimet e bujshme të Bild/ Kush është biznesmeni Ymer Lala, babai i deputetes së re

20 Qershor 2019, 06:08 Nga DOSJA
Përgjimet e bujshme të Bild/ Kush është biznesmeni Ymer

Tiranë- 10 përgjimet e reja të “Bild” kanë trazuar edhe më shumë situatën politike në vend.  Në këto përgjime flitet sërish për shitblerjen e votës në Dibër, dosjen 184. Mes personave që marrin pjesë në audio-përgjim dhe merave më të lakuar është dhe ai i Ymer Lalës.

Kush është Ymer Lala? 

Ymer Lala është edhe babai i deputetes së PDIU, Reme Lala që menjëherë pas fitores kaloi me PS-në. Lala, biznesmeni i njohur, i cili ka marrë një sërë akuzash nga ana e Partisë Demokratike është i përmendur në përgjime, e për rrjedhim dhe në dosjen 184. Në audion e tetë të këtyre përgjimeve të reja dëgjohet Ymer Lala që flet me një numër të paidentifikuar.

Gazeta gjermane “Bild” dje publikoi 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 10 përgjimet e bild reme lala ymer lala 10 përgjimet e bild reme lala ymer lala

Sondazh

Poll